Serinë e takimeve në Athinë kryeministri Edi Rama e nisi në parlamentin e vendit fqinj nga ku u prit prej kreut të kuvendit grek Kostas Tasulas.

Vlerësoj miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve tanë, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Mbështes vendin tuaj në rrugëtimin drejt BE-s nga ku vendet anëtare gëzojnë benefite.“- u shpreh Kostas Tasulas.

Kryeministri Edi Rama  falënderoi kryetarin e parlamentit të Greqisë për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën europiane të Shqipërisë.

Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi.” – u shpreh kryeministri Edi Rama.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou iu shpreh kryeministrit Edi Rama besimplotë në zgjidhjen e disa çështjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Të dy vendet tona bashkëpunojnë më së miri sikurse edhe në organizmat ndërkombëtare. Vendi im është një mbështetës i flaktë i rrugëtimit tuaj europian dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Do të vijojmë të bashkëpunojmë e t’ju ndihmojmë drejt kësaj rruge. Përcaktimi zonave detare dhe çështjeve që kanë mbetur pezull mes dy vendeve besoj që do të ndihmojnë në këtë drejtim”– u shpreh presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou.

Kryeministri Edi Rama tha në këtë takim se “vetëdija dhe pikë-shikimi i këtyre marrëdhënieve si njerëzit e zakonshëm na kanë bëre edhe ne politikanëve ti shikojmë  ndryshe.

Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klime do të zgjidhim më së miri të tëra çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tetë për zgjidhjen e shefit detar, tregon se jemi në rrugën e duhur për ti dhënë zgjidhje problemeve” deklaroi kryeministri Rama.

Më pas kreu qeverisë shqiptare mori pjesë në forumin ekonomik Greqi-Shqipëri.

Kush shikojmë shifrat e investimeve greke ato nuk janë aty ku duhet. Kanë pësuar rënie. Duhet të gjejmë rrugë për të ndryshuar këtë por në fund të ditës kjo është çështje në dorë të biznesit. Është koha të hedhin hapa të tjerë në marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi politikisht jemi në një zonë komforte, pasi çështjet e sjella ndër vite po adresohen me dedikim e vendosmëri prej të dyja palëve”- shtoi Rama.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA