Qindra gazetarë nga Kosova, rajonet por edhe shumë media të huaja nga vende të ndryshme të botës janë në Ohër, duke bërë që të ketë një interes të lartë për zhvillimin e takimit trepalësh në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Mediat janë vendosur në ambientin e jashtëm, ku është vendosur edhe një foltore, në të cilën pritet të flasë pas takimit, shefi i Politikës së Jashme së BE-së, Josep Borell.
Shefi i Politikës së Jashme së BE-së, Josep Borell zhvilloi fillimisht takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
Top Channel