Abuzimi 322 mln lekë me tenderin e Ujësjellësit/ GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën

18/03/2023 14:18

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Të njëjtën masë ka dhënë edhe për dhe 6 zyrtarët e tjerë dhe 3 përfaqësuesit e kompanive, ndërsa 2 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

SPAK kishte nisur hetimet që në vitin 2022 për tenderin e dyshimtë të firmosur nga kryebashkiaku Alla ku u provua implikimi i 13 personave, të cilët ngritën një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të firmës së të afërmit të kryetarit të bashkisë që për sistemim të ujërave të zeza për një afat 10 muaj do të përfitonte më shumë se 322 milionë lekë të reja.

Kryebashkiaku në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion kompania Egland dhe BE-IS. Por faktikisht punimet u kryen nga 2AF Albania e Aqif Koneshit që SPAK vërtetoi se ishte lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA