Krijohet agjenci për start up-et/ Bilali: ‘Nomadët digjital’ nuk do të konsiderohen më rezidentë tatimor

17/03/2023 11:06

Një agjenci për start up-eve do të krijohet për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrësve të rinj.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, njoftoi se sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është miratuar ndryshimi i ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e start up-eve.

“Synojmë që edhe të rrisim eficencën e shpërndarjes së këtyre fondeve, por edhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. Mendojmë që të dyja këto ndryshime do të përbëjnë një inovacion për sa i përket këtij target grupi që është me potencial të madh në Republikën e Shqipërisë”.

Me ndryshimet e bëra, nomadët digjitalë nuk do të trajtohen më si rezidentë tatimore.

“Ndryshimet ligjore bëhen kryesisht për efekt të përfshirjes së një koncepti, që janë nomadët digjitalë, që sipas ligjit njihen punonjësit lëvizës digjital.

Është iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës. Në Shqipëri, janë rreth 100 nomadë që operojnë dhe nëpërmjet rregullimit ligjor, tashmë ata nuk do të konsiderohen rezidentë tatimor dhe do të kenë të drejtën që deri në një vit të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën”, shpjegoi Bilali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA