Fshehu në makinë 11 mijë euro me qëllim mosdeklarimin e tyre në Morinë, ndiqet penalisht 58-vjeçari nga Peja

17/03/2023 11:00

Një rast i mosdeklarimit të parave është goditur nga policia në pikën kufitare të Muriqanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shqiptarit nga Kosova N. F., 58 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel