Bullizmi në shkolla/ Gjermania shokohet nga vrasja e 12 vjeçares nga shoqet e klasës gjatë shëtitjes në park (fotot)

17/03/2023 16:23

Adoleshentet e mbrapshta që vranë barbarisht shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, më pas postonin video duke kërcyer në TikTok, në rastin që po shokon Gjermaninë.

Videot shokuese në rrjetet sociale dolën në dritë në Gjermani pas kërkimeve të rrjetit WELT që tha se ato ishin postuar ditën e vrasjes së viktimës, e cila njihet në vend vetëm me emrin ‘Luise’ prej ligjeve të privatësisë në vend.

Dy vrasëset, me moshë 12 e 13 vjeçe, në videon e tyre gjithashtu ‘luteshin për ndihmë në gjetjen e Luise’ pasi e ndjera ishte zhdukur pasditen e të shtunës.

Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën pranë qytezës së Freudenberg, në perëndim të shtetit North Rhine-Westphalia në perëndim të Gjermanisë.

Tashmë kuptohet se Luise, u vra nga dy shoqet e klasës për hakmarrje, pasi i kishte treguar një të rrituri se ngacmohej e bullizohej prej tyre prej muajsh, shkruan rrjeti gjerman Bild.

Në videon e postuar nga vrasëset të dielën, një prej komenteve shkruante: “S’mund ta besoj që kërceni në video një ditë pas vrasjes”.

Një tjetër anëtar i klasës së mësimit shkruante: “Karriget tuaja ishin bosh në klasë, ne e dimë të gjithë atë që po ndodh”.

Luise u zhduk të shtunën pasdite pasi takoi shoqen e saj 13-vjecare rreth dy km larg shtëpisë së saj.

Megjithse njiheshin prej disa vitesh, nuk dihet përse Luise shkoi të takohej me vrasësen e saj pas akuzave të bullizimit.

Më vonë atë ditë, një tjetër vajzë 12-vjecare u bashkua me treshen dhe bashkë shkuan drejt një parku pyjor, ku Luise ishte goditur dhjetra herë me thikë, në ngjarjen që ka shokuar Gjermaninë.

Trupi i Luise u gjet një ditë më vonë, ndërsa dy vrasëset ishin parë nga një rezident duke shkuar në pyll bashkë me Luise, tha hetuesi i Koblenz, Florian Locker.

13-vjeçarja besohet se është detyruar nga më e reja për të ndihmuar në vrasje, teksa vinte nga një familje prindërish të divorcuar.

Hetuesit thanë se kanë rikuperuar “thikën e vogël” të përdorur për krimin.

Guvernatori i North Rhine-Westphalia, Hendrik Wuest, tha se shteti është në zi: “është e pabesueshme që fëmijët të bëhen të aftë për akte të tilla të tmerrshme”.

FOTO GALERI
1/7
Adoleshentet e mbrapshta që vranë barbarisht shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, më pas postonin video duke kërcyer në TikTok

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA