Porti madhor francez bllokohet nga greva e punonjësve që refuzojnë “qeverinë e kalbur” (fotot)

16/03/2023 19:06

Rreth 150 punonjës të portit komercial francez të Brest iu bashuan grevës së punonjësve të hekurudhave për të refuzuar reformën e pensioneve të qeverisë së Macron.

Sindikata CGT tha se veprimet e tyre pritet të ndiqen nga punonjës të porteve të tjera, shkruan rrjeti vendas AFP.

Zhvillimi vjen teksa qeveria e presidentit Emmanuel Macron nisi të kalonte reformën e kundërshtuar të pensioneve pa vota, duke rrezikuar të tjera tensione me protestuesit.

Koalicini i Macron nisi kalimin teknik me nenin 49.3 të reformës pasi nuk zotëron maxhorancë në parlament, për ngritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, megjithë grevat e demonstratat e disa javëve.

Senati e miratoi ligjin të enjten por refuzimi i opozitës së djathtë dhe i disa deputetëve të Macron bënte që ata të rrezikonin të humbisnin.

“Nuk mund të rrezikojmë që 175 orë debat parlamentar të shkojnë kot,” tha kryeministrja Elisabeth Borne mes fishkëllimave e brohoritjeve të opozitarëve që këndonin himnin francez në protestë.

Sindikatat e punës kanë bërë thirrje për të tjera protesta dhe disa mijëra njerëz u mblodhën sot spontanisht në sheshin Place de la Concorde në Paris, në anën tjetër të lumit Senë, përballë parlamentit.

“Kalimi i ligjit me nenin 49.3 duhet të marrë një përgjigje të njëjtë me përçmimin që ata tregojnë ndaj popullit”, tha kreu i sindikatës CGT, Philippe Martinez, për rrjetin AFP. “Protestat dhe grevat do të shtohen.”

FOTO GALERI
4/5
"Kalimi i ligjit me nenin 49.3 duhet të marrë një përgjigje të njëjtë me përçmimin që ata tregojnë ndaj popullit”, tha kreu i sindikatës CGT, Philippe Martinez, për rrjetin AFP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA