Pudra e saj përmbante azbestin, Johnson & Johnson urdhërohet të paguajë 1.56 miliardë dollarë dëmshpërblim për pacientët me kancer në SHBA
Rreth 150 punonjës të portit komercial francez të Brest iu bashuan grevës së punonjësve të hekurudhave për të refuzuar reformën e pensioneve të qeverisë së Macron.
Sindikata CGT tha se veprimet e tyre pritet të ndiqen nga punonjës të porteve të tjera, shkruan rrjeti vendas AFP.
Zhvillimi vjen teksa qeveria e presidentit Emmanuel Macron nisi të kalonte reformën e kundërshtuar të pensioneve pa vota, duke rrezikuar të tjera tensione me protestuesit.
Koalicini i Macron nisi kalimin teknik me nenin 49.3 të reformës pasi nuk zotëron maxhorancë në parlament, për ngritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, megjithë grevat e demonstratat e disa javëve.
Senati e miratoi ligjin të enjten por refuzimi i opozitës së djathtë dhe i disa deputetëve të Macron bënte që ata të rrezikonin të humbisnin.
“Nuk mund të rrezikojmë që 175 orë debat parlamentar të shkojnë kot,” tha kryeministrja Elisabeth Borne mes fishkëllimave e brohoritjeve të opozitarëve që këndonin himnin francez në protestë.
Sindikatat e punës kanë bërë thirrje për të tjera protesta dhe disa mijëra njerëz u mblodhën sot spontanisht në sheshin Place de la Concorde në Paris, në anën tjetër të lumit Senë, përballë parlamentit.
“Kalimi i ligjit me nenin 49.3 duhet të marrë një përgjigje të njëjtë me përçmimin që ata tregojnë ndaj popullit”, tha kreu i sindikatës CGT, Philippe Martinez, për rrjetin AFP. “Protestat dhe grevat do të shtohen.”
Top Channel