Dëmtimi në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, do ta lë mbrojtësin kuqezi dy javë pushim
Berat Djimsiti do të humbasë me shumë mundësi debutimin e përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e kampionatit europian euro 2024. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë më 27 mars por edhe pse ka ende thuajse dy jav kohë, dëmtimi sado i lehtë i Gjimshitit në ndeshjen Naj napolit në kampionat do ta mbajë atë të paktën dy javë pushim.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por trajneri i Atalantës i pyetur për gjendjen e qendërmbrojtësit ka thënë se do të jetë i gatshëm pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, cka e bën të pamundur disponibilitetin e Gjimshitit nmdaj trajnerit kuqezi Silvinjo javën e ardhshëm kur fillon edhe grumbullimi për ndeshjen ndaj Polonisë. Gjatë ditës Atalanta do të dijë më saktë seriozitetin e dëmtimit të pësuar nga qendërmbrojtësi kuqezi.
Shkakton penallti dhe lë Romën me një lojtarë më pak në humbjen 4-2 me Sassuolon
Marash Kumbulla shijoi golin e parë sezonal të enjten e kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vulosi triumfin 2-0 të Romës përballë Real Sociedad. 23-vjeçari shënoi me kokë në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League.
Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.
Një veprim ky që sigurisht ndikoi edhe në rezultatin e takimit dhe nisurnga mardhënia jo shumë e mirë e mborjtësit kuqezi me trajnerin Mourinho, për shkak të aktivizimt të pakët, kjo situatë pritet t’i përshtjellojë gjërat për Marash Kumbullën.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka arritur të shënojë 8 gola deri më tani në Ukrainë
Taulant Seferi është përshtatur për mrekulli te Vorskla Poltava në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi dygolëshin e dytë radhazi në kampionat këtë fundjavë.
Skuadra e 26-vjeçarit nga Kumanova, mori një pikë pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Veres-Rivne. Seferi zhbllokoi takimin në minutën e 25’ me një gol shumë të bukur.
“Ish”-i i Tiranës tregoi aftësitë e bomberit duke befasuar mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli i dytë erdhi pesë minuta nga fundi falë një penalltie të saktë. Seferi ndodhet në formë të shkëlqyer dhe është ngjitur në shifrën e 8 golave në kampionatin ukrainas.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po kalon një formë shumë të mirë në Poloni
Ernest Muçi është bërë përsëri protagonist në Poloni. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, dha një asist fantastik në sfidën e javës së 24-t, mes Legias dhe Stal Mielec (2-0).
Muçi shërbeu saktë në fillimin e pjesës së dytë për Pekhart, i cili me kokë e çoi topin në rrjetë. Gjërat u bënë më të thjeshta për Legian që në vijimin e lojës shënoi dhe golin e dytë dhe mori maksimumin e pikëve.
Muçi ishte në fushë për 84 minuta, duke marrë një vlerësim pozitiv për paraqitjen e tij në këtë përballje. Ai po ashtu e ka gjetur dhe tre herë rrugën e rrjetës në kampionatin polak. Legia ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 49 pikë, ndërsa ka një diferencë prej 9 pikësh me Rakow e vendit të parë.
Këtë herë sulmuesi i kombëtares sonë shënoi nga penalltia me Granadën e tij
Myrto Uzuni është kthyer në një makineri goli për skuadrën e Granadës. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën mbrëmjen e sotme, duke shkuar në kuotën e 19 golavë në kampionat. Një shifër mjaft e lartë, që dëshmon pastër formën e jashtëzakonshme që beratasi po kalon këtë sezon.
Granada fitoi një penallti në minutën e 70 dhe Uzuni shkon pranë 11 metrave për ta dërguar më pas topin në rrjetën e Ponferadinës. Sulmuesi i Kombëtares ka humbur edhe një rast të pastër në pjesën e parë të ndeshjes, teksa portieri kundërshtar i mohoi golin me pritjen e tij.
Top Channel