Emri/ U qëllua për vdekje në lokalin ku punonte, kush ëshë gruaja që mbeti viktimë e atentatit në Don Bosko
12/03/2023 22:20
Mimoza Paja u qëllua për vdekje këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal.
Gruaja ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit. Shenjestra dyshohet se ka qenë xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje.
Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë është lënduar nga ciflat e xhamit.
Lexo edhe: Atentat në Don Bosko/ Vritet banakierja e lokalit! Plagosen pesë të tjerë, mes tyre një fëmijë
Top Channel