
23/02 22:38
Pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Champions League, ylli i parisienëve, Kylian Mbappe duket se është mërzitur shumë.
Duke folur për këtë situatë trajneri i PSG-së, Galtier theksoi se çdokush që do ishte në vendin e sulmuesit do ishte mërzitur, ndërsa më tej shtoi se nuk është ai personi që duhet ta bindë Mbappe-në që të mos largohet.
“Nuk jam unë ai që duhet të përpiqem ta bindë atë të qëndrojë. Çdo lojtar do të ishte po aq i mërzitur sa ai, unë thjesht e di që sa herë që luan ai ka vendosmërinë për ta ngritur klubin sa më lart që të jetë e mundur.”-deklaroi trajneri.
Top Channel