SPAK hetim për pronat e ushtrisë/ Ballafaqohen dy ish-ushtarakët e lartë për bazën ushtarake të Sarandës

09/03/2023 19:48

Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i PS ishte në SPAK për dosjen e pronave ushtrisë e vënë në lëvizje nga një tjetër ushtarak me gradë të mëparshme gjeneral.

Edhe denoncuesi dikur lider  në forcën Detare Artur Meçollari dhe i denoncuari Kollçaku qëndruan mbi tre orë para prokurorëve të posaçëm duke u ballafaquar nëse u tjetërsua apo jo sipas ligjit baza ushtarake e Sarandës.

Kur dolën të dy ish-gjeneralët i bashkonte ideja e ruajtjes së sekretit, por bënin diferencë nga gjendja e ndryshme emocionale. Ndryshe buzëqeshjes së Meçollarit, gjenerali Kollçaku ia nxori nervat gazetareve.

Dosja për tjetërsimin e pronave të ushtrisë u kallëzua në SPAK gjatë 2021, dhe bën fjalë për dhënien me qera të bazës së Limionit. Për këtë çështje janë denoncuar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes.

Top Channel