Ky është biznesi i cili iu vu tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.

Sikurse duket në pamje, një pjesë e murit të marketit është dëmtuar për shkak të shpërthimit.

Nga shpërthimi pati  vetëm dëme materiale, ku është është dëmtuar vetrata anësore e marketit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

Marketit që i është vendosur lënda plasëse është në pronësi të djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri.

Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA