De Ligt ndëshkon Stuttgartin, Bayerni i qetë në dhomat e zhveshjes

04/03/2023 19:29

Stuttgarti mundi të rezistonte më pak se 40 minuta në sfidën e shtëpisë kundër Bayernit në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.

Teksa kishte nisur të luhej minuta e 39-të, holandezi Mattijs de Ligt, i cili kishte avancuar për të dhënë kontributin e tij në sulm, lëshoi një goditje të befasishme nga jashtë zonës, duke befasuar portierin Bredlow.

Për De Ligt ishte goli i dytë me fanellën e Bayernit, teksa të parin e ka shënuar në fitoren e thellë 0-7 në fushën e Bochumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA