Përveç debateve politike në studion e “Top Story” nuk kanë munguar batutat dhe të qeshura këtë mbrëmje.
Juristi Arjan Curri teksa ironizoi kryeministrin për byrekët me gjizë tregoi se në Korçë kishe “mbiprodhim” të byrekut me gjizë vetëm nga reklama e Ramës.
Ai tha se Rama arriti ta kamuflonte më së miri thelbin e akuzës duke iu shmangur asaj.
Arjan Curri: Ajo e byrekut me gjizë ishte më e bukur. Isha sot në Korçë dhe kërkova një lakror dhe më tha ai i restorantit se kemi vetëm me gjizë se kishte plasur një porosi e madhe për lakror me gjizë nga që kishin dëgjuar në televizor e mendova mos Big Brother kishte pasur lokror me gjizë, pastaj kur hapa lajmet kishte thënë Rama një gjë për byrekun me gjizë dhe ishte futur gjithë Korça duke ngrënë pafund byrek me gjizë dhe e hëngra dhe unë.
Grida Duma: Unë e kuptoj që është bërë jeta tragji-komike politike
Arjan Çani: Është qesharake.
Arjan Curri: Është tipologjia e këtij populli, ishte kënaq populli shumë sot më thanë e morë vesh ç’i punonte Rama atyre i futi byrek me gjizë. Ky popull e Meriton se nuk e konsideron tallje këtë e kënaqet me këtë spektakël, e ndihmon shumë se kamuflon thelbin dhe Rama është mjeshtër për të kamufluar thelbin. Ai bëri atë që di të bëje më mirë iu shmang thelbit të akuzës. Ai është relativizues i niveleve të larta, Ramës as nuk i bëhet vonë.
Top Channel