Megjithëse dimër, muaji shkurt është karakterizuar nga mot pranveror me temperatura deri në 21 gradë celsius.

“Dita e shtunë do të regjistrojë temperature edhe mbi 20 gradë celcius. Të dielën do të ketë rënie për shkak të vranësirave dhe reshjeve duke filluar që nga java tjetër do të ketë rënie graduale të temperaturave. Në fakt javën që vjen reshjet do të jenë disi më prezente krahasuar me këtë fundjavë. Reshje të izoluara dhe e theksoj të pakta dëbore do të këtë vetëm në zona të thella malore apo në maja malesh. Muaji shkurt ishte si pranverë, ndërsa pranvera vetë do të nisë me reshje, dhe do të ketë rënie të temperaturave, megjithatë kjo do të zgjasë shumë pak. Ne do të kemi padiskutim plot ditë me diell gjatë marsit, megjithatë nuk përjashtohen mundësitë e reshjeve dhe nuk është çudi që të kemi edhe reshje bore gjatë marsit. Është parashikuar që muaji mars të jetë relativisht i lagësht, që do të thotë megjithëse do të kemi shumë ditë me diell nuk do të na mungojnë edhe ditët me reshje ku do të plotësohen edhe kuotat mujore, madje në disa zona në veri dhe veriperëndim mund të tejkalohen me disa milimetra reshjet mujore që presim gjatë marsit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA