Taulant Xhaka ka rinovuar kontratën me Baselin. Njoftimi ka ardhur pak minuta përpara fillimit të sfidës Basel-Trabzonspor, ndeshja e kthimit e raundit të 1/16-ve në Conference League.
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, është pjesë e klubit zviceran prej verës së vitit 2013. 31-vjeçari dardan ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Taulanti, i cili mban ADN-në e Baselit si askush tjetër, do të qëndrojë me ne edhe katër vite të tjera”.
Xhaka ka veshur 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare. Ai po luan si titullar përballë Trabzonsporit.
Turqit fituan 1-0 në shtëpi. Ndërkohë, pjesa e parë e duelit që po luhet në “St. Jakob-Park”, u mbyll 1-0 për Baselin (Amdouni).
😍 Taulant Xhaka bleibt uns bis 2027 erhalten ❤️💙
Wir freuen uns sehr zu verkünden, dass Tauli, der wie kein anderer die FCB-DNA in sich trägt, dem Club für weitere vier Jahre treu bleiben wird 👏#FCBasel1893 #MirSinBasel #rotblaulive pic.twitter.com/ozSyrwWYQZ
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) February 23, 2023
Top Channel