Foto ilustruese

Një automjet tip “Land Rover”në pronësi të medias TV Rozafa në Shkodër është djegur gjatë natës.

Shkodër/Informacion paraprak

Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.    Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA