Roma dhe Lazio i kanë kushtuar një pjesë të “Hall of Fame” në stadiumin Olimpico, Sinisa Mihajlovic, i cili nëse do të ishte gjallë sot do të kishte mbushur 54 vjeç.
Alessio Scarchilli, një ish-futbollist i Romë-s, tha se një vend në “Hall of Fame” është mëse i merituar nga Mihajlovic.
“Një vend i merituar për një kampion që dha emocione për të gjithë në këtë stadium. Në emër të Romës, nuk mund të mos e pranojmë se ai ishte pjesë e rëndësishme edhe të Lazio, e kemi respektuar si një kundërshtar të nivelit më të lartë. Kam luajtur me të, si për Romën ashtu edhe për Sampdoria, dua të them disa cilësi si burrë: ishte e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë, disa vlera nuk do të ndryshojnë kurrë. Deri në ditën e fundit ai ishte shembull i forcës dhe guximit”, tha Scarchilli.
Top Channel