Më 20 shkurt 2023, Hëna e Re te Peshqit do të nxjerrë në sipërfaqe pyetjen se ku duhet të ndërmarrim veprime apo të ndalojmë dhe t’i lëmë gjërat të marrin rrjedhën e tyre. Gjatë sezonit të Peshqve, universi gjithmonë na lejon të shkojmë me rrjedhën e gjërave.

Ndërkaq, ja se çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të zodiakut:

Dashi
Qetësi totale! Nuk do ketë as debate të forta dhe as pasion të madh ashtu siç mund ta kishit imagjinuar. Jeta e beqarëve do të jetë e bukur edhe pa takimet e ëndërruara. Në planin financiar mundohuni të mos influencoheni nga ata që do të keni pranë dhe tregohuni sa më të kujdesshëm me shpenzimet.

Demi
Ata qe janë në një lidhje do të kenë mundësi të flasin më hapur me partnerin e tyre. Do i sqarojnë edhe mosmarrëveshjet, por do marrin edhe disa vendime për të ardhmen. Beqarët më pak se 30-vjeç do të jenë më të privilegjuarit në dashuri. Në planin financiar vështirë se do i zgjidhni menjëherë problemet që keni pasur.

Binjakët
Ditë e mbushur me surpriza! Do përjetoni emocione vërtet të forta. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre kështu qe do vazhdojnë të mbeten me të njëjtin status. Financat nuk do të jenë të shkëlqyera, prandaj kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Çmenduritë nuk do mungojnë. Beqarët do të kenë mundësi të fillojnë një lidhje të këndshme. Buxheti mund të dobësohet pak për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni domosdoshmërisht.

Luani
Jeta juaj në çift nuk do të jetë spektakolare. Here pas here do të jeni nervozë dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Beqarët nuk do mundin dot të afrohen me personat qe do pëlqejnë dhe kjo do ju shkaktojë një brenge të madhe. Në planin financiar do dini si ta mbani gjithë kohës gjendjen të stabilizuar.

Virgjëresha
Do të ndiheni aq mirë sot ju që jeni në një lidhje saqë shpesh do e pyesni partnerin nëse këto qe po përjetoni janë reale apo jeni duke ëndërruar. Beqaret kanë për te pasur një ditë të mbushur me mundësi për njohje të reja. Në planin financiar duhet të veproni gjithmonë me strategji dhe duke menduar për të ardhmen.

Peshorja
Partneri do ju provokojë sot kështu qe bëni kujdes. Beqarët as nuk do kenë kohë të trishtohen për jetën sentimentale pasi dita e sotme do të jetë e mbushur me mundësi te shkëlqyera. Saturni do i favorizojë gjithë kohës financat.

Akrepi
Marrëdhënia me partnerin tuaj ka për të qenë shumë e veçantë gjatë kësaj dite. Edhe beqarët do të kenë një ditë goxha interesante, të mbushur me takime e flirtime. Ne çdo moment ata do ndihen mire. Buxhetin duhet ta keni më tepër në vëmendje.

Shigjetari
Për çdo dyshim apo ide që keni mbi jetën tuaj në çift duhet të flisni hapur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyrë do të shmangni problemet dhe mosmarrëveshjet me të. Beqarët nga ana tjetër sado që ta kërkojnë princin e kaltër nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Ne planin financiar disa të afërm do ju ndihmojnë.

Bricjapi
Do veproni me shumë takt dhe diplomaci gjatë kësaj dite dhe gjendja në planin sentimental ka për te qenë e jashtëzakonshme. Nuk do të keni as debate për gjera elementare. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak. Sektori i financave do të jetë disi më i qëndrueshëm.

Ujori
Ka rrezik të jeni shumë agresivë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo ka rrezik ta prishë harmoninë dhe gjendjen e mirë që mbizotëronte prej kohësh. Beqarët nëse nuk reflektojnë ka rrezik të përballen me zhgënjime të mëdha. Financat do të jenë të shkëlqyera.

Peshqit
Jeta juaj në çift do të ketë përmirësime të mëdha sot. Do jeni të kuptueshëm dhe mjaft tolerantë me atë që keni në krah. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për te marrë vendime. Financat do të përmirësohen në fund te ditës falë një pune të shkëlqyer e me rezultate të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA