“Dhurata ime e fundit për fëmijët”, tullumbaca të kuq mbi rrënoja për të nderuar viktimat e vegjël të tërmetit në Turqi (foto)

19/02/2023 19:07

Banorët në Turqi kanë vendosur mbi rrënoja tullumbaca të kuq për të nderuar fëmijët që mbetën viktima të tërmetit tragjik në Turqi.

Mijëra fëmijë humbën jetën nën ndërtesat e shembura.

Vullnetarët të shoqëruar nga fotografi Ogun Sever Okur, u ngjitën në rrënoja në Hatay një ndër zonat më të prekura për të kujtuar fëmijët.

“Doja që ky aktivitet të quhej ‘Dhurata ime e fundit për fëmijët'”, tha projektuesi i idesë.

“Ne po japim akoma dhurata për fëmijët në Hatay por donim të përmbushnim përgjegjësinë tonë të fundit ndaj këtyre engjëjve dhe jemi duke kryer këtë aktivitet me tullumbace. Më besoni sa herë që lidhim një tullumbace më dhemb zemra. Kemi lidhur 1000-1500 tullumbaca por besojmë se do të vazhdojmë për fëmijët që humbën jetën”, shtoi ai.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, ndërsa pritet të rritet ende.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë ndaluar në disa zona përveç Hatay dhe  Kahramanmaras.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA