Por fillimisht takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do ketë temë diskutimi propozimin e Bashkimit Evropian e që në Kosovë nga kjo pritet të ketë vetëm dakordime për hapat tutje.

“Pra do të maten qëndrimet për tema të caktuara rreth planit franko-gjerman, apo edhe mund të kemi ndonjë dakordim rreth atij plani”, u shpreh Dritëro Arifi – njohës i çështjeve politike.

Por, në këtë fazë, Qeveria e Kosovës është jotransparente në atë se çka përmban plani, përkundër që përgjithësisht Kurti ka njoftuar në Kuvend për pikat që përmbante versioni i parë.

“Njohja nuk është aty dhe Kosova mvaret çfarë përfiton nga ky plan. Ne ende nuk e dimë qartësisht pasi qeveria nuk ka qenë transparente në këtë pikë dhe kështu që është  e vështirë të analizohet mbi faktet të cilat I ka analizuar qeveria e Kosovës”, shtoi më tej ai.

Kurti e Vuçiç kanë deklaruar se e kanë pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, por që kanë shtuar se duhet të vazhdojë diskutimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA