Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, situatë e cila ka lënë pa drita të gjithë zonën, pasi pranë flakëve ndodhet kabina elektrike.

Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi disa ditë më parë shërbimi i pastrimit i është hqeur firmës private dhe i ka kaluar Bashkisë.

Dyshohet se e gjithë situata e krijuar është bërë nga firma private, në shenjë proteste.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët po përpiqen për rregullimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA