Ilir Topi largohet nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, drejtuesi i ri prezantohet sot

29/09/2026 09:48

Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj raporton se sot në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij.

Drejtuesi i ri i Fondit do të prezantohet në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë, ndërsa pritet që postin ta marrë Suela Popa.

Ilir Topi mbajti këtë detyrë për katër muaj.

Top Channel