James Bondi i radhës?! Aktori i njohur Idris Elba merr vendimin përfundimtar!

15/02/2023 15:15

Aktori i njohur Idris Elba ka marrë një vendim përfundimtar për të qenë James Bondi i ardhshëm pasi fansat vazhdojnë të spekulojnë.

Aktori i njohur Idris Elba ka marrë një vendim përfundimtar për të qenë James Bondi i ardhshëm pasi fansat vazhdojnë të spekulojnë.

Aktori 50-vjeçar është shpallur si favorit për 007-n e radhës prej disa kohësh. Fansat kanë spekuluar se kush është në radhë që kur Craig përfundoi të luante personazhin me “No Time to Die” të 2021-ës.

Sa i përket Elbas, ai u pyet për mendimet e tij për këtë çështje gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai këtë javë dhe duket se ai është fokusuar në filmin e ardhshëm të Lutherit, “The Fallen Sun”.

“Kemi rreth 10 vjet që punojmë dhe kështu ambicia e natyrshme është ta çojmë atë në ekranin e madh dhe kështu jemi këtu me filmin e parë. E dini, shumë njerëz flasin për një personazh tjetër që fillon me J dhe mbaron me B, por unë nuk do të jem ai djalë. Unë do të jem John Luther. Ky jam unë”, tha Elba.

“Luther: The Fallen Sun” do të publikohet më 24 shkurt në Netflix më 10 mars. Ndërkaq, Elba ka deklaruar së fundmi se e ndan kohën e tij mes aktrimit dhe muzikës dhe thotë se njerëzit shpesh habiten se sa shumë punon.

“Ndoshta duket më e çmendur se sa është, por menaxherja ime Katie do të thoshte: ‘Ti nuk je njeri. Si ia arrin?’ Më pëlqen të punoj. Jam me fat që puna ime e përditshme më lejon të bëj filma të mëdhenj, reklama makinash, por në të njëjtën kohë, pasioni im është muzika. Po punoj shumë”, shtoi ai.

Top Channel