“Portreti i Elvirës” i Modigliani shitet në ankand për një çmim rekord
Në pamjet emocionuese shihen disa studentë të guximshëm varen mbi nje kanal dhe ndihmojnë të shpëtojnë një qen që kishte rënë në ujin e thellë urban në Britani.
Jack Spencer Furmston e Ben Camphor, të dy 20 vjeçarë, ishin duke u kthyer nga shkolla në Manchester kur panë të zotin e qenit Batu Akyol që mbante nga lart litarin e qenit të rënë në kanal.
Dy studentët sapo panë situatën në kanalin qytetas Ancoats nisën tentativën e tyre të shpëtimit dhe më pas u ndihmuan edhe nga të tjerë.
Pamjet tregojnë grupin e njerëzve që mbajnë Camphor nga këmbët, teksa ai varet për të kapur kafshën e rënë në ujë.
Qeni shihet që përpiqet të kapet në muret e kanalit teksa pronari e mban nga litari.
Qeni përpiqet të ngjitet teksa Camphor arrin ta kapë nga poshtë këmbëve të përparme duke e tërhequr lart.
Djali shpëtimtar tha më pas: “Të gjithë i kishte zënën paniku. Nuk mund ta linim pa e ndihmuar qenin. Unë kam qen vetë dhe nuk do ta lija kurrë”.
Camphor tha se i zoti i qenit ishte shumë i emocionuar për shpëtimin dhe të gjithë shëtitën rreth kanalit pas shpëtimit.
Pamjet në rrjet u shpërndanë nga kalimtari Dabhidh MhicEamailinn dhe video është shikuar 36,500 herë ku shumë vlerësojnë përpjekjen e të rinjve.
Top Channel