Një 41-vjeçar është sulmuar për vdekje me thikë natën e kaluar në Fushë Kosovë.

Viktima Arsim Hamiti ka humbur jetën nga plagët e marra, ndërkohë që për ngjarjen janë vënë në pranga dy persona, si autorë të dyshuar.

“I dyshuari mashkull kosovar për motive të panjohura ka goditur me një mjet të  rrezikshëm (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima  është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pas hetimeve intensive është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA