26/12 20:57
Presidenti i FSHF, Armand Duka është në kërkim të mandatit të dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Së fundmi, Duka ka fituar një mbështetës të rëndësishëm për synimin e tij teksa presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjes, Vico Zeljkovic deklaroi hapur mbështetjen për Dukën.
Në një takim mes palëve në Bosnje, aty ku ishte i pranishëm edhe Marijan Kustich, kreu i Federatës së Futbollit Kroat, Duka mori mbështetje për zgjedhjet e datës pesë prill.
“Diskutuam bashkëpunimin mes Federatave dhe zgjedhjet në Federatën Europiane të Futbollit që zhvillohen në 5 prill në Portugali, ku Armand Duka do të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka marrë mbështetjen tonë të plotë”, tha Zeljkovic.
Top Channel