Ekipi shqiptar i shpëtimit ka vijuar gjatë natës së shkuar deri në orët e para të mëngjesit aksionin për nxjerrjen e trupave të mbetura nën rrënojat e godinave të shkatërruar nga tërmeti në juglindje të Turqisë.
Siç duket nga pamjet e përcjella nga ekipi i Top Channel që ndodhet në Malatay, me ndihmën e emergjencave turke, është bërë e mundur nxjerra e shumë personave, ku shumë prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Aktualisht kanë kaluar 72 orë nga tërmeti që la pas mbi 16 mijë viktima në Turqi dhe Siri dhe puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Për të mbijetuarit nën rrënoja mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit e ushqimit dhe i ftohti.
Top Channel