Nënat orka bëjnë ‘sakrificë të përjetshme’ për bijtë e tyre – studimi (fotot)

09/02/2023 17:20

Një studim i orkave ose ndryshe “balenat vrasëse” në veri të oqeani Paqësor, ka zbuluar se nënat bëjnë një “sakrificë të përjetshme” për bijtë e tyre.

Rritja e këlyshit mashkull redukton ndjeshëm shanset që nëna e tij të riprodhohet përsëri në të ardhmen.

Studimi thotë se energjia që u nevojitet për të rritur birin duket se kompromenton gatishmërinë apo shëndetin e tyre, duke i bërë më pak të afta për t’u riprodhuar përsëri apo për të rritur bebe të tjera.

“Nënat sakrifikojnë ushqimin dhe energjinë e tyre,” thotë profesor Darren Croft i Universitetit të Exeter në Britani.

Orkat në fakt mbeten të lidhura ngushtë me familjen e tyre gjatë gjithë jetës. Por teksa femra e re bëhet e pavarur në moshë të pjekur, meshkujt vijojnë të mbeten të varur nga nënat e tyre, madje duke marrë nga ushqimi që matriarket kapin në gjueti.

Prof Croft e përshkruante zbulimin si një “vështrimi ri mbi rregullat sociale komplekse të familjeve të këtyre kafshëve”.

Studimi i disa viteve është publikuar në revistën Current Biology, dhe është pjesë e një misioni të gjerë për të kuptuar sjelljen e balenave vrasëse.

Gjatë studimit të disa dekadave është hartuar dhe një census i popullatës së orkave, njëkohësisht duke zbërthyer sjelljet sociale dhe lidhjet familjare që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre.

Studiuesit thanë se kishin ekzaminuar jetën e 40 orkave femra nga viti 1982 deri në 2021, dhe zbuluan se për çdo këlysh mashkull të lindur gjasat e nënave për të pasur lindje të tjera përgjysmoheshin.

“Në studime të mëparshme kemi treguar se përqindjet e mbijetesës së këlyshit mashkull rriten kur ka pranë nënën e tij”, tha Dr Michael Weiss.

“Dhe kjo duket se ka kostot e saj për jetën riprodhuese të nënës apo rritjen e bebeve të tjera”, shtoi ai.

Gjatë studimit të tyre shkencëtarët thanë se nënat qëndronin me bijtë e tyre meshkuj edhe pas moshës së rritjes”.

“Ato madje kapin salmon për të ushqyer djemtë,” thotë Prof Croft, duke shtuar se femrat e të njëjtës moshë dalin në gjueti të pavarura.

FOTO GALERI
2/3
Studimi thotë se energjia që u nevojitet për të rritur birin duket se kompromenton gatishmërinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA