Si të bëhen donacione më të sigurta për ndihmë ndaj tërmeteve në Turqi e Siri (fotot)

08/02/2023 18:42

Agjeci monitorimi rekomandojnë që para bërjes së donacioneve njerëzit të kërkojnë ku të japin paratë e ndihmës për katastrofën, duke zgjedhur nga listat e bamirësive më efektive.

Tërmete shkatërrimtare kanë vrarë mijëra njerëz në jug të Turqisë e në veri të Sirisë, ndërsa dhjetra vende kanë dërguar grupe kërkimi e shpëtimi për situatën e vështirë.

Për ata që kërkojnë të bëjnë donacione, grupet e bamirësisë dhe ato të monitorimit të rrjetit sugjerojnë që të merren fillimisht disa hapa bazë, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

Fillimisht rekomandohet të hulumtohet nëse agjencitë e bamirësisë kanë reputacion të mirë dhe nëse janë efektive në reagimet ndaj krizave, dhe për këtë ka rrjete vlerësimi dhe efikasiteti të përdorimit të fondeve.

Gjithashtu rekomandohet që paratë të jepen për grupet që kanë më shumë fleksibilitet.

Rrjeti CharityWatch, zotëron një database me vlerësime dhe përqindje të donacioneve që përdoren në fakt për kostot operacionale.

Grupi këshillon të kontrollohen emrat e organizatave teksa shumë herë ato janë imitime të bamirësive më të vjetra.

Gjithashtu grupi Charity Navigator ka hartuar një listë me 28 grupe bamirësie që kanë lidhje më të afërta me katastrofën në Turqi e Siri, me vlerësimet përkatëse.

Organizata fokusohet në grupet brenda SHBA, dhe jep vlerësimet më të mira për agjencitë ‘Syrian American Medical Society Foundation’, ‘Center for Disaster Philanthropy’, ‘ICNA Relief USA’, ‘Plan International Inc’, dhe ‘Direct Relief.’

Ata listojnë gjithashtu pozitivisht ‘Zakat Foundation of America’, ‘GlobalGiving’, ‘Save the Children’, CARE, dhe ‘American Red Cross’.

Grupi monitorues Council on Foundations gjithashtu ka hartuar një listë organizatash të rekomanduara, përfshi edhe në lokalitete, që kanë dërguar fonde emergjence në reagim të situatës në Turqi e Siri.

Mes bamirësive ata listojnë GlobalGiving, Give2Asia, Kryqi i Kuq Turk, Fondacioni Turkey Mozaik dhe Turkish Philanthropy Funds.

Ndihma për Sirinë e shkatërruar nga lufta paraqitet me komplekse pasi ambasadori i vendit në OKB tha dje se ndihmat duhet të jepen në koordinim me qeverinë.

Rajoni verior i goditur nga tërmeti në Siri është në kontroll rebel, jashtë qeverisë së Damaskut, aty raportohet se veprojnë Syrian Civil Defence, dhe Helmetat e Bardha.

FOTO GALERI
2/3
Grupi monitorues Council on Foundations gjithashtu ka hartuar një listë organizatash të rekomanduara, përfshi edhe në lokalitete, që kanë dërguar fonde emergjence

Top Channel