Vajza e Eminemit po merr një mbiemër të ri.

Artistja muzikore 27-vjeçare, e cila mban emrin e saj të parë dhe të mesëm, Hailie Jade, njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, Evan McClintock.

“Përmbledhje e rastësishme e fundjavës…”, lexohet në mbishkrimin e postimit dhe “të dua @evanmcclintock11.”

Dyshja janë në lidhje që nga viti 2016. Seria e fotove tregonte McClintock të ulur në një gju duke i propozuar martesë, çifti i lumtur festoi me një shishe shampanjë.

Shumë nga fansat e Eminem janë njohur me vajzën e tij dhe vitin e kaluar ajo foli për rritjen nën hijen e tij gjatë një episodi të podcast-it të saj, “Just a Little Shady”.

Ajo iu drejtua nëse e shqetëson nëse e pyesin për babain e saj.

“Mënyra më e mirë për ta thënë këtë është po dhe jo,” u përgjigj ajo.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel