Tailanda kërkon ndalimin e Pfizer pasi princesha bie në koma disa ditë pas vaksinës (fotot)

07/02/2023 21:44

Disa ditë pasi mori injeksionin e tretë kundër ‘covid’ bija e mbretit të Tailandës humbi ndjenjat e ra në gjendje kome.

Princesha Bajrakitiyabha, e cila është trashëgimtare e mundshme e fronit të Tailandës mbetet në gjendje të rëndë, disa javë pasi humbi ndjenjat.

Disa raportime sugjerojnë se ajo pësoi një pësoi një atak kardiak ndërsa burimet mjekësore flasin për një infeksion bakterial të mundshëm. Tashmë prej gjashtë javësh princesha mbahet në jetë me makineri.

Një seri rrjetesh raportojnë se familjes mbretërore i është komunikuar se princesha është viktimë e injeksionit.

Autoritetet vendase dhe këshilltarët e mbretit raportohet se po përgatiten të anulojnë kontratat me Pfizer.

Nëse kjo do të ndodhë Tailanda bëhet vendi i parë që e bën këtë, dhe rrjedhimisht Pfizer bëhet përgjegjëse për të gjitha lëndimet nga vaksina, shkruajnë mediat vendase.

FOTO GALERI
2/3
Disa raportime sugjerojnë se ajo pësoi një pësoi një atak kardiak ndërsa burimet mjekësore flasin për një infeksion bakterial

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA