Publikimi i të dhënave të lëshimit të lejeve të qëndrimit nga ministria greke e Emigracionit dhe Azilit për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët, tregoi se në vendin fqinj rezultojnë aktualisht 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi.
Një shifër e tillë bën që shqiptarët të përbëjnë rreth 60.5% të të huajve me qëndrim të rregullt në shtetin Helen. Por ajo tregon njëkohësisht se numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi dhjetorin e vitit të kaluar ka një rënie të ndjeshme me gati 150.000 vetë. Analistë të emigracionit thonë pas këtij fenomeni qëndrojnë shumë faktorë.
Një prej tyre është fakti që procedurat e lëshimit të lejeve të reja të qëndrimit mbeten tejet të ngadalta, e ndërkohë një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar dy vitet e fundit nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më në vazhdim për leje qëndrimi.
Por një faktor kryesor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi duket është ai që lidhet me lëvizjen e që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi drejt vendeve të tjera europiane.
Sipas analistëve të emigracionit, emigrimi i ri i shqiptarëve të brezit të dytë po ndodh drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe disa prej vendeve të Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve.
Top Channel