Tregu i punës është në krizë për fuqi punëtore.
Shqiptarët po emigrojnë, ndërsa punëtorët e huaj pe e braktisin vendin e punës.
“Ky proces nuk po shkon ashtu siç u trumpetua nga kompanitë private, pasi një pjesë e këtyre punëtoreve që vijnë nga vendet e botës së tretë e përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt vendeve të BE-së. Ata po braktisin vendet e punës duke krijuar jo vetëm një boshllëk në proceset e punës në këto kompani, por edhe një humbje direkte financiare për këto kompani, pasi kostot dhe kontratat që kanë realizuar për të marrë këta punonjës kanë qenë në vlera dhe shifra të larta dhe ku një pjesë e këtyre shifrave është dhënë parapagim. Kjo situatë kaotike mund të zgjidhet nëse agjencitë private dhe publike të punësimit të bashkëpunojnë për t’u shndërruar në një konsorcium që do të administronte të gjithë të dhënat për fuqi punëtore, që kanë kompani të ndryshme. Në rast të kundërt ky problem do të zgjasë, përderisa në Shqipëri nuk ka një ndërgjegjësim masiv që punësimi është prioritet kombëtar, përderisa në Shqipëri nuk funksionon Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive që është vetëm një dokument, në letër dhe nuk është përkthyer në gjithë këto vite në një plan konkret ndërhyrje, që do të sinkronizonte gjithë hapat dhe proceset, me qëllim që të amortizonte nevojat dhe kërkesat e shtuara për punëtorë, që kanë kompanitë shqiptare, por do të minimizonte edhe emigracionin dhe do të mundësonte një përputhje shumë të mirë të gjithë atyre që kërkojnë punë me ata që ofrojnë punë në treg”, tha Erion Muça, ekspert punësimi.
Top Channel