Pojani feston me trëndafila, tradita e kultivimit mbijeton ndër breza në Maliq

12/06/2026 16:09

Shtëpitë dhe oborret e fshatit Pojan në bashkinë e Maliqit i bashkon një element, aroma dhe ngjyrat e trëndafilave.

Për komunitetin kultivimi i trëndafilave është një traditë e hershme e përcjellë brez pas brezi kryesisht nga zonjat e Pojanit të cilat përvecc aspektit dekorativ me mjeshtëri e kanë integruar atë edhe tek kulinaria. Tradita e bukur është kthyer në një festë që organizohet ccdo vit dhe që synon të nxjerrë në pah vlerat autentike të fshatit.

Edhe pse vetë banorët tregojnë se disi kjo traditë është zbehur, në fshat ka ende gra dhe vajza që e ruajnë atë

Festa e Trëndafilave mbetet një traditë e bukur që nisi nga oborret e shtëpive të Pojanit dhe që sot dëshmon se kultivimi i trëndafilit dhe përpunimi i tij artizanal mbeten një praktikë e pandarë e familjeve të Pojanit.

Top Channel