Fati tragjik i familjes Saliaj/ 18-vjeçari ndërroi jetë në aksident! Babai iu vra nga gjyshi, mamaja në burg, dy vëllezërit jetimë

03/02/2023 11:20
Gjyshi dhe mamaja e Enjo Saliajt në burg

Familja Saliaj u përball sot me vdekjen e një pjesëtari tjetër, atë të djalit 18-vjeçar.

Enjo Saliaj është viktima e aksidentit tragjik të ndodhur pak orë para mesnatës në zonën e Freskut në Tiranë.

18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga Sildi Krashi rreth orës 23:30.

Ai ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga gjyshi pranë Gjykatës së Tiranës në 4 qershor të vitit 2021.

Mamaja e tij Dhurata Saliaj dhe gjyshi Mexhit Picari janë lënë në burg nga gjykata për vrasjen e Kudret Saliajt dhe plagosjen për shkak të cilësive si avokat të Adriatik Cames dhe vënien në rrezik të jetës së punonjëses sociale që ishte me ta ditën e ngjarjes.

Dhurata Saliaj, më herët e dënuar për dhunë në familje, kërkoi mëshirë në emër të fëmijëve të mbetur jetimë tashmë, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në qershor të 2021-shit.

Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt më 4 qershor 2021

Vrasja në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe atë ditë kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Në seancë do të lexohej  një akt i psikologes, duke qenë se kishte një vendim se nënës i jepej e drejta t’i takonte fëmijët vetëm në fundjavë, sot pritej të pyetej edhe fëmija 16 vjeç se me cilin nga prindërit donte te rrinte.

Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babanë, por e ëma kundërshtonte. Viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Jo zyrtarisht u tha se autori kishte qenë një ish polic burgjesh.

Lexo edhe: Aksidenti tragjik në Tiranë/ Viktima Enjo Saliaj, dy vite më parë gjyshi i vrau të atin para syve afër gjykatës

“Baba, baba”, djali i mitur i viktimës përjeton tmerrin pasi gjyshi i qëllon të atin para syve (Fotot)

“Nëna ka vdekur”/ Avokati i Mexhit Picarit tregon arsyen pse autori vrau ish-dhëndrin: I kishte ndërtuar vilë tre katëshe

FOTO GALERI
7/9
Mexhit Picari

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA