Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga 9 të mundshme ndaj kuqebluve.
Dhe ç’është më e rëndësishme, skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani shton edhe tri pikë të vyera në renditje, për të mbetur larg zonës së ftohtë. Madje Erzeni parakalon pikërisht Vllazninë në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë, vetëm pesë pikë larg Tiranës kryesuese.
Sa i përket kronikës, shijakasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 2-të falë autogolit të Smajlit, ndërsa në të 34-tën, Patrick Notato thelloi epërsinë në 2-0.
Jonuzi rihapi ndeshjen në minutën e 81-të me një goditje nga jashtë zonës, por vetëm kaq, në minutat e mbetura Erzeni u mbrojt me fanatizëm, duke fituar në fund 3-2./ Super Sport
Top Channel