Mediat katalanase kundër arbitrit dhe VAR-it, ky është episodi minutës së 92-të, ku kërkohet penallti për Barçën
Tete transferohet në Premier League.
Sulmuesi anësor brazilian ka vendosur t’i japë fund aventurës thuajse një vjeçare me Lyonin në Ligue 1, për t’u bashkuar me Leicesterin në elitën e futbollit anglez.
Siç raportojnë mediat britanike, 22-vjeçari ka mbërritur tashmë në Leicester dhe pritet që nesër orse të hënën të kryejë vizitat mjekësore, një ritual i zakonshëm para firmës mbi kontratë dhe prezantimit zyrtar.
Tete është në pronësi të Shakhtar Donetsk, pas nisjes së luftës në Ukrainë, përfitoi nga rregulli i FIFA-s për t’u transferuar te Lyoni në huazim, gjë të cilën e përsërit edhe këtë herë për t’iu bashkuar Leicesterit.
Gjatë një sezoni te Lyon, Tete luajti 30 ndeshje dhe shënoi edhe 8 gola, duke u shfaqur si një nga protagonistët e klubit francez, teksa tani do të duhet të tregojë cilësitë në Premier League.
Top Channel