Jo vetëm golashënuesi më i mirë, rekordi i ri dhe i veçantë që Kane i theu Wayne Rooney 07/06 00:12
Moment mjaft i vështirë për Juventus, që përveç dënimit me heqje pikësh, nuk po gjen ekuilibrat as në fushë.
Bardhezinjtë janë mposhtur këtë fundjavë nga Monza në “Allianz Stadium” me rezultatin e pastër 0-2.
Ciurria dhe Danny Mota në minutat 13’ dhe 39’, vendosën fatin e takimit, duke i dhënë Monzës një 3-pikësh të artë në Torino dhe duke e ngjitur në vendin e 11 me 25 [pikë, dy më tepër se Juventusi i Allegrit.
Nga ana tjetër bardhezinjtë u panë pa grintën e zakonshme dhe pavarësisht reagimit të Allegrit me zëvendësimet, sërish nuk ia dolën të rihapin takimin e të hyjnë në lojë.
Kjo humbje komplikon totalisht objektivin e bardhezinjve, për të synuar të paktën një vend në zonën Champions./ Super Sport
Top Channel