“Djajtë e Kuq” nuk e kanë “harruar” holandezin, ja kur pritet të rikthehen në sulm

29/01/2023 10:18

Gazeta angleze “Manchester Evening News” dhe e përditshmja sportive katalanase “Sport” këmbëngulin se Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për holandezin Frenkie de Jong.

“Djajtë e Kuq” do t’u kthehen bisedimeve për holandezin në përfundim të sezonit, pra gjatë merkatos së verës.

Mesfushori 25-vjeçar holandez, i formuar fillimisht nga Willem II para se t’i bashkohej Ajaxit, vazhdon të jetë zgjedhja e trajnerit Erik Ten Hag për të përforcuar sektorin mesfushës, ku do të formonte një dyshe qendre të lakmuar me Casemiron, për t’u dhënë më shumë hapësira në fazën sulmuesi portugezit Bruno Fernandes.

Frenkie de Jong ka kontratë me “blaugranat” deri në qershor të vitit 2026. Për kartonin e tij, që i përkiste Ajaxit, Barcelona shpenzoi plot 86 milionë euro. Këtë sezon ai ka luajtur 1603 minuta të shpërndara në 23 ndeshje zyrtare, me 2 gola të shënuar dhe një asistim.

Top Channel