Uzuni rikthehet vrullshëm, dopietë për tre minuta ndaj klubit të Pique

28/01/2023 16:56

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar dy herë brenda 3 minutash.

Në minutën e 10 sulmuesi kuqezi hapi serinë e golave, ndërsa në të 13-ën shënoi edhe të dytin për Granadën, duke konfirmuar se është pikërisht ai lideri i skuadrës.

Me dopietën ndaj Andorrës, Uzuni ngjitet përkohësisht në kuotën e 14 golave, duke kryesuar me meritë dhe bindshëm renditjen e golashënuesve të Segunda Division në Spanjë.

Football Club Andorra është një skuadër nën pronësinë e ish-mbrojtësit katalanas të Barcelonës, Gerard Pique dhe këtë sezon garon në Segunda Division.

Top Channel