Një bashkëshorte e tërbuar është regjistruar duke bastisur një shtëpi publike për të sulmuar një punonjëse seksi që po kryente marrëdhënie me bashkëshortin e saj në Tailandë.
Gruaja raportohet se kishte gjetur foto intime të dyshes në celularin e partnerit të saj që rezultuan se vinin nga një sallë masazhi në rajonin Puket, në Tailandë.
Në kohën e ngjarjes bashkëshorti raportohet se ishte larguar nga bordello po gruaja zbuloi se cila ishte prostituta në fjalë prej fotove në celular, të cilën e gjeti të ulur në një karrike ne sallon.
Në pamje shihet sesi gruaja shkon drejt të resë duke i tërhequr peshqirin që kishte në trup, duke i ekspozuar trupin e zhveshur teksa më pas të niste sulmin me shuplaka e shkelma për më shumë se pesë minuta.
Gruaja qëndronte mbi masazhatoren e shtangur duke e tërhequr nga flokët e tentuar t’i merrte celularin, teksa vajza të tjera shihnin të shokuara rreth saj.
E reja dëgjohet që i kërkonte falje dhe i thoshte: “Nuk e dija që kishte një bashkëshorte, nuk do ta takoj më!”
Në sallon shihen ndërkohë aksesorë seksualë si pasqyra, kolltukë e lodra të ndryshme, për të cilat klientët paguajnë 2,000 Baht ($60) për një orë me femrat.
Koloneli i policisë Sarawut Chuprasit, tha se oficerët po hetojnë incidentin.
“Nuk ka pasur më parë ankesa nga kjo vendndodhje prandaj inkurajojmë njerëzit të raportojnë problemet e tyre me policinë që ne t’i hetojmë”, tha ai.
Avokati vendas Anantarak Pathin tha se sulmi kishte ndodhur në rajonin Phuket, ku një vajzë e re ishte kapur duke kryer marrëdhënie me bashkëshortin e sulmueses.
Anantarak tha: “Sulmi është një shkelje kriminale, aq më tepër që disa njerëz në dhomë dëshmuan aktet e goditjeve me shuplaka dhe grisjen e rrobave. Është e papranueshme që një grua të zhvishet me dhunë dhe kjo do të hetohet plotësisht”.
Top Channel