Gjashtë fëmijë janë gjetur nga autoritetet duke jetuar në një qilar të braktisur në Austri, me një burrë 54-vjeçar dhe gruan e tij 40 vjeçare që refuzonin kontaktet me botën e jashtme dhe kishin sulmuar punonjësit socialë me ‘spray’ djegës.
Fëmijët u zbuluan në bodrumin ilegal në fshatin Obritz, kur policia hyri me forcë pasi burri kishte sulmuar punonjësit sociale me spray.
Përfaqësuesi i bashkisë vendase Erich Greil tha se burri në fjalë i kishte thënë dikur se “dëshironte të kishte dhjetë fëmijë” dhe se donte “nga një qilar për secilin prej tyre”.
Burri besohet se ishte simpatizant i grupit ‘Reichsbürger’, bashkësia anti-qeveritare e ekstremit të djathtë që beson te perandoria gjermane e para Luftës së Dytë Botërore, dhe thotë se qeveria aktuale e vendit është vetëm një ‘sajesë administrative’.
Familja besohet se përbëhej nga gjashtë fëmijë nga një deri në gjashtë vjeç, dhe jetonin në qilarin që ishte shitur te një kompani angleze prej disa muajsh.
Ankesa kishte pasur prej fqinjëve dhe rezidentëve që dëgjonin zërat e fëmijëve nga banesa nëntokësore, të cilët kishin njoftuar shërbimet sociale.
Pasi kishte sulmuar dy punonjës socialë me sprajin djegës, burri kishte bllokuar hyrjen, por pas ndërhyrjes së policisë ai ishte arrestuar.
Kur oficerët hynë në banesë ata gjetën aty fëmijët disa armë të lehta.
Qilari ishte përshtatur si një banesë me instalime dyersh, dritaresh, ujë të rrjedhshëm e rrymë elektrike, por zyrtarët thanë se nuk kishte “kushte të përshtatshme sanitare dhe si rrjedhojë nuk mund të strehoheshin fëmijë”.
Në bodrum ishin instaluar disa kamera sigurie, teksa mediat lokale thonin se burri ishte i përfshirë me teori të çuditshme kundër rrymës së përgjthshme të mendimit, edhe pse përshkruhej si “inteligjent dhe i shkathët” nga vendasit.
Fëmijët nuk raportohet se ishin të neglizhuar, te abuzuar apo të mbajtur me forcë, thanë burimet për mediat.
Autoritetet thanë se i kishin marrë fëmijët në kujdesin e tyre sepse “nuk kishin gjetur prova të identitetit të tyre”.
Në Austri, ashtu si në shumicën e vendeve, të gjitha lindjet duhet të regjistrohen te autoritetet lokale.
Prindërit raportohej se deklaruan se fëmijët e tyre kishin lindur të gjithë në Britani, ku babai i tyre ishte me punë, por hetimet për çështjen vazhdojnë.
Rasti duket se ka lidhje me ideologjinë e grupit anti-stabiliment ‘Reichsbürger’ në Gjermani, anëtarët e të cilit u arrestuan dhjetorin që shkoi për planet për planet e sulmeve të dhunshme ndaj enteve qeveritare dhe ministrave të vendit.
Policia gjermane tha asokohe se kishte gjetur një listë me 18 emra politikanësh vendas, përfshi dhe kancelarin Olaf Scholz, që grupi kërkonin të ekzekutonin, si hakmarrje ndaj politikave të izolimeve dhe vaksinimeve.
Grupi kërkonin të instalonin në pushtet një ish-anëtar të familjes mbretërore gjermane – 71-vjeçarin Heinrich XIII, Princi Reuss.
Princi Heinrich XIII, 71 vjeç, që i përket Shtëpisë mbretërore të Reuss, ishte mes 25 të arrestuarve pas operacionit të policisë në më shumë se 100 vend-ndodhje muajin që shkoi, duke përfshirë dhe pallatin Thuringia, selia e vjetër e familjes aristokrate.
Top Channel