Dikur luante me Lorik Canën, kërkon t’i kthehet futbollit në moshën 41-vjeçare

28/01/2023 10:03

Ju kujtohet Djibril Cisse, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Marsejës? Sot është 41 vjeç dhe dëshiron t’i kthehet futbollit të luajtur, ndonëse është tërhequr që nga vitit 2018.

Ish-sulmuesi francez, shok skuadre dikur me Lorik Canën kërkon që t’i jepet mundësia për të luajtur në ligën franceze. Objektivi? Të arrijë shifrën e 100 golave ​​në elitën e futbollit francez.

“Jam përpjekur të rikthehem për dy vjet, sepse jam golashënues, numër 9. Jam vetëm katër gola larg arritjes së 100 finalizimeve në ligën franceze. Nëse dikush do të më ofronte mundësinë për të luajtur, do ta bëja falas”, deklaroi ish-lojtari i përfaqësueses së Francës për Olivier Dacourt në dokumentarin “The Twilight of Champions”.

Cissé, 41 vjeç, i cili u largua nga futbolli në vitin 2021 (nga viti 2018 derisa njoftoi tërheqjen përfundimtare nuk ka mundur të gjejë skuadër), ka një karrierë të pasur fillimisht tek Auxerre e më pas te Liverpooli, Lazio, Marseille, etj. Ai ka shënuar në total 96 gola në ligën franceze.

Top Channel