Një stuhi e fuqishme u përplas mbi zonat e Gjirit Amerikan, duke sjellë me vete  një tornado që mbolli shkaterrim në lindje të qytetit të Hjustonit, në shtetin e Teksasit.

CNN flet për dëme katastrofike nga tromba e ajrit, që ishte përshkruar më herët prej Shërbimit Kombëtar Metereologjik vendas si “e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse”. Tornadoja preku tokën të martën pasdite, e më pas u nis drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Hjustonit, ku shkaktoi dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.

Pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv i Hjustonit ‘KTRK’ treguan dëme në ndërtesa dhe shtylla elektrike në Pasadena, një qytet në juglindje të Hjustonit. Faqja e internetit ‘PowerOutage.us’, e cila mbledh të dhëna të drejtpërdrejta mbi ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, njoftoi se rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Hjustonit dhe në disa zona përreth tij.

Ky zhvillim shënon vetëm fillim e asaj që pritet të jetë një dite stuhiesh të fuqishme bregut të Gjirit amerikan. Qendra e Parashikimit të Stuhive në Norman të Oklahomës, njoftoi se zonat të tëra bregdetare mund të preken n nga tornado, erëra të forta dhe breshër. Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA