Një person është arrestuar, ndërsa tre të tjertë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë aksidentuar këmbësoret dhe një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Në pranga u vu 25-vjeçari me inciciale A. S., banues në Kameras të Krujë, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven” ka aksidentuar me automjet këmbësoren 45-vjeçare me iniciale V. B. Ajo ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Nën hetim u vu 28-vjeçari me iniciale E. Ç., banues në lagjen nr.1 të Durrësit, pasi në rrugën “Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu hetimi në gjendje të lirë nisi edhe për 35-vjeçarin me iniciale E. T., pasi në Shijak ka aksidentuar këmbësoren 45-vjeçare N. D.
Hetimi nisi për një 40-vjeçar me iniciale L. M., banues në lagjen nr. 17 të Durrësit, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel