Në një marrëdhënie treshe?! Pas 2 vitesh Rita Ora vendos të flasë!

24/01/2023 12:24

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që nga koha kur bota u fiksua nëse ylli i popit Rita Ora dhe partneri Taika Waititi ishin në një lidhje treshe me Tessa Thompson, por këngëtarja më në fund ka folur rreth kësaj.

Duke folur për GQ në një intervistë të fundit, Ora i quajti“qesharake fotot virale dhe thashethemet për një lidhje treshe.

“Unë thjesht zgjodha të mos e pranoj këtë sepse është qesharake. Mendoj se kur disa gjëra janë kaq absurde dhe është e vështirë të kuptosh ndonjë kuptim të saj, thjesht duhet ta injorosh. Është si të përpiqesh të shpjegosh diçka që nuk ka ndodhur. A keni qenë ndonjëherë në një situatë ku keni pirë shumë dhe të gjithë ju duken si miqtë tuaj të ngushtë? Ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që po kalonin një kohë të mirë”, u shpreh ajo.

Së fundmi, ‘The Sun’ ka zbuluar se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka grumbulluar rreth 13.6 milionë euro fitime gjatë vitit 2022. Artistja zotëron dy kompani, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive.

Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë. Së fundmi, 32-vjeçarja ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët e saj. Një sukses i tillë është rishpërndarë në InstaStory nga vetë artistja e hitit “I Will Never Let You Down”.

 

Top Channel