“Të dua më shumë se Luizin”, dedikimi epik i Eros Grezdës për partneren e tij

23/01/2023 17:51

Futbollisti Gjakova, Eros Grezda, prej disa muajsh po shijon romancën me bukuroshen Ajsel Abazi.

Së fundi, futbollisti i bëri një dedikim me humor Ajselit, duke bërë pjesë të urimit Luiz Ejllin, konkurrentin e shumë komentuar të “Big Brother Vip Albania 2”.

“Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin”, ka qenë shkrimi i Grezdës, që partnerja e tij e ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe po ashtu me humor ka shtuar: “Urimi më i mirë për ditëlindje. Kur bashkëshorti juaj është më shumë romantik se sa e imagjinoni”.

Çifti që jeton në Turqi, aty ky vazhdojnë dhe karrierën, zbuluan para disa javësh se dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar në martesë.

Top Channel