Jeta sentimentale e Kiara Titos është komentuar shpesh nga banorët dhe nga publiku që nga dita e parë kur moderatorja hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2”.
Menjëherë, këngëtari Luiz Ejlli shprehu pëlqim për të duke qëndruar çdo ditë afër, ndërkohë që jashtë shtëpisë është komentuar mbi dyshimet se Kiara ka një partner apo faktin që ish i dashuri i saj, këngëtari Butrint Imeri ka shfaqur mbështetje për të nëpërmjet rrjeteve sociale.
Moderatorja e “Big Brother Vip Fan Club” shkoi sot në shtëpinë e Kiarës, për të biseduar me tezen e saj, që iu përgjigj të gjitha dyshimeve të publikut.
Megi Pojani: Kë do më shumë aty brenda, pas Kiarës?
Tezja e Kiarës: Efin, sepse Kiara e ka mikeshë shumë të mirë
Megi Pojani: Si e shikon në marrëdhënien me Luizin, e mendon në një lidhje të mundshme jashtë shtëpisë?
Tezja e Kiarës: Unë për momentin e shoh si një shok shumë të mirë, dhe mua më jep kënaqësinë e të parti me Luizin tërë kohës, të kujdesit që ai tregon për Kiarën. Kiara ka shumë nevojë për njerëz që e bëjnë të qeshë dhe Luizi ia ka arritur.
Megi Pojani: Të duket simpatik Luizi?
Tezja e Kiarës: E bën tipi, karakteri simpatik.
Megi Pojani: Kur e shikon, thua sa i mirë është apo sa e bezdis Kiarën?
Tezja e Kiarës: Në këto momente nuk them as sa i mirë është, as sa e bezdis. Shoh që e bën Kiarën të qeshë dhe është shumë e rëndësishme për mua që Kiara të qeshë.
Megi Pojani: Po prindërit e Kiarës çfarë mendojnë për Luizin?
Tezja e Kiarës: Kur e shikonim Prime në fillim, thoshin po e bezdis shumë Luizi, po i rri shumë ngjitur. E kishte këtë problem (i ati), thoshte i rri shumë ngjitur gocën sime, sikur nuk ka femra të tjera aty. Por, tani jo. Mendoj se u pëlqen loja e atyre të dyve
Megi Pojani: Ti e njeh shumë mirë Kiarën, por a mund të themi që në këtë pikë ti e ke humbur totalisht busullën dhe papritur një mëngjes mund të zgjohesh dhe të shohësh që Kiara është puthur me Luizin
Tezja e Kiarës: Jo (qesh)
Megi Pojani: E keni diskutuar para se të fillonte BBV që të mos krijojë lidhje aty brenda?
Tezja e Kiarës: Po, unë i thash të lutem mos krijo lidhje sepse e di që Kiarën kushdo ta shohë, çdo mashkull, do t’i afrohet, nga pamja dhe më pas nga tipi, karakteri dhe mirësia që ajo ka. I thash mos bëj lidhje aty brenda nëse dikush do të të ngjitet. Absolutisht jo, tha Kiara. Megjithatë aty është tjetër gjë, ajo po ndihet shumë mirë.
Megi Pojani: Është diskutuar një lidhje e mëparshme e Kiarës, për të cilën ajo vetë ka folur ka folur publikisht, me Butrint Imerin. Butrinti e ka mbështetur publikisht, si u ndjeve ti?
Tezja e Kiarës: U ndjemë shumë mirë për mbështetjen që ai i dha. E vlerësuam shumë.
Megi Pojani: Thuhet se do të futet brenda. Do të doje të futej?
Tezja e Kiarës: Në këto momente edhe nëse futet, ata janë shokë shumë të mirë, kështu që nuk përbën asnjë lloj ndryshimi.
Megi Pojani: Është diskutuar për një lidhje të Kiarës jashtë shtëpisë. Është aluduar shumë…
Tezja e Kiarës: Kiara ka hyrë vetëm dhe po luan vetëm!
Top Channel